Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Stimulimi pa rezultate!

Pershendetje Dr, problemi im esht se edhe pse qe 8 muaj perdori clomifene qdo muaj prap nuk po ka ndikim ne vezore. Per kete doktori im me ka keshilluar qe per kater muaj te perdor kontraceptiv (Microgynon) ne menyre qe pastaj ndoshta do te ndikojne me mire tabletat stimulative, mirepo edhe pas kesaj kete muaj perdora clomifene por prap nuk kisha ndryshime.... Ju lutem qfare me keshilloni ju, a lejohet qe te marr ndonje injeksion per stimulim pasi tabletat nuk po me ndikojne... Ju faleminderit shume, pune te mbare per ju!

Zana S (12 vite më parë)

Prof. Dr Sejdullah Hoxha - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Prof. Dr Sejdullah Hoxha

Përshëndetje Suzana

Ndiq këshillat e mjekut për të përdorur estroprogestativ (microgynon), pasi në këtë mënyrë vezorja qëndron pushim dhe më pas do të reagoj më mirë ndaj stimulantëve duke bërë që folikuli të maturohet dhe rritur mundësinë për shtatzëni.

Gjithë të mirat.

Zana S (12 vite më parë)
Po e kam perdor per kater muaj microgynon e pastaj muajin e kaluar prap mjeku me keshilloi te marr clomifen mirepo prap pa ndryshime, kete muaj me rekomandoi disa tableta tjera femara. A mendoni edhe ju qe femara jane me te mira se clomifen? Faleminderit shume pune te mbare.

/komuniteti