Pse më janë ndalë menstruacionet?
Artaaaa
(15 vite më parë)
Përshëndetje Arta
Meqënëse ke filluar trajtim me orgametril, pas përfundimit të tyre, duhet të qëndrosh edhe 5-së ditë pa mjekim dhe nëqoftëse menstruacionet nuk të vijnë, atëherë shko për rikëshillim tek mjeku gjinekolog.
Mjekimet që të jep mjeku duhet ti përdorësh për aq ditë sa thotë ai dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të ndërpriten pa udhëzimin e tij, sepse në vënd që ato të bëjnë mirë, bëjnë keq.
Gjithë të mirat.
Pershendetje nga Arta, une jam e shqetesuar shume, menstruacionet e fundit i kam pas me 7 tetor dhe s`me kane ardhur akoma shkova te mjeku me tha qe nuk je shtatzene mjeku mi ka dhene disa hapa Gluformin 500 mg per vezore, i kam pi nja dy muaj e vet i nderpreva 1 muaj dite tash mu kane ndal menstruacionet. Mjeku tha shkaku qe i kam nderprere hapat nuk me kane ardhe menstruacionet, tash mi ka dhene hapat Orgametril 5 mg, i kam me i pi 5 dite, ka thene tani te vine, te lutem ma jep nje pergjigjje edhe prej teje, ju pershendes shume shume.