Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecionet e bardha gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 20 te shtatzenise, po sekrecione te bardha po kam shume, cfare mund te jete kjo? Para dy jave kam qene te mjeku, mire me ka thene, me tha me i perdor keta hapa Megadyn, kurrfare problemi nuk kam veqse po me pengojne pse kam kaq shume? Ne shtatzenine e pare nuk kam pas fare sekrecione te bardha, e tash pse kaq shume? Ne shtatzenine e pare levizjet e bebit i kam ndegjuar me shpesh e tash me rralle pse po ndodh kjo? Te pershendes dhe mos lodhje ne pune.

Argjira (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Argjira

Meqënëse sekrecionet vaginale janë të shtuara, duhet të bësh një strisho dhe kulturë të sekrecioneve vaginale, për të gjetur shkaktarin. Në bazë të përgjigjes, mjeku do të rekomandoj trajtimin e duhur medikamntoz.

Multivitaminat janë të domosdoshme për mbarëvajtje e shtatzënisë dhe shëndetit të bebit, prandja duhet ti konsumos me pa tjetër.

Në këtë periudhë të shtatzënisë, lëvizjet fetale janë të lehta dhe të ngadalshme. Me kalimin e kohës, ato do të shtohen. Prandaj nuk ka vend për tu shqetësuar.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti