A ndikon myku-infeksioni që unë të mos ngelë shtatzënë?
Serla
(15 vite më parë)
Pershendetje Serla,
Jo infeksioni me kerpudha (me myk) eshte infeksion i lehte dhe nuk ndikon qe ti te mosmbetesh shtatzene. Infeksionet me kerpudha jane te shpeshta gjate periudhes reproduktive te nje femre. Jane me te shpeshta pas marrjes se antibiotikeve.
Infeksionet urinare me E. coli mjekohen lehtesisht. E. coli eshte mikrob rezident i rrugeve te jashteqitjes, por nese bartet jashte zorres, atehere shkakton infeksion. Mos u merakos, mjekohet lehte, POR te rekomandoj qe te mos marresh antibiotike pa u keshilluar paraprakisht me mjekun tend.
Pershendetje! Prej dy tre muajsh kam provuar te ngelem shtatzene por kjo gje ska ndodhur. Para nje muaji pata nje infeksion ne urine dhe bera nje mbjellje (bakteri ishte e.coli). U kurova me antibiotik dhe tani ndjehem me mire. Kam lexuar qe duhet te bejme kujdes sepse shpesh mund te kaloje dhe ne myk. Per momentin une skam bere vizite tjeter, por doja te dija qe nqs vazhdon ta kem infeksionin (ose dhe myk) eshte faktor kjo qe nuk lejon qe une te ngelem shtatzene? Besoj se kam qene e qarte. Do me ndihmonit shume me nje pergjigje Doktor. Shume faleminderit dhe pune te mbare.