Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Spiralja dhe gjakderdhja

Pershendetja doktoresh, kam nje pytje, une e kam vendos spiralen qe 1 muj por gjakderdhje kam.pas prej se e kum vnu dhe gjinekologu mi dha keto hapa mi perdor Menastrin24fe 3 here ne dite tani masi ti mbaroj keto per 7 dite, me tha me vazhdu nje pako tjeter veq 1 here ne dit per mi rregullu mestracionet e deshta me ju pyt qfar te bej a do te permirsohem apo me hek krejt spiralen ju kisha lut per pergjigjje sepse kam nevoj

Megi Terziu (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Megi

Zakonisht tre muaj e parë pas vendosjes së spirales, cikli menstrual çrregullohet. Menstruacionet vijnë më të shtuara në fluks dhe zgjatin në kohëzgjatje. Mundet edhe të shoqërohen me dhimbje në fund të barkut. Të rekomandoj të përdoresh medikamentet që të ka dhënë mjeku dhe të mos e heqësh spiralen nëse ajo është vendosur mirë (vendosja kontrollohet me ekzaminim ekografik).

Gjithë të mirat.

/komuniteti