javë pas jave
Pershendetje Lume,
Lindja quhet para kohe nese ndodhe para javes 37. Sa i perket menaxhimit te lindjes para kohe, rekomandimet e fundit jane keto: duhet te te jepen kortikoide (betametazon ose deksametazon) per dy dite rresht (dy ose kater doza varesisht se cili bar zgjedhet). Gjate kesaj kohe duhet te te jepen tokolitike qe kane per qellim ndaljen e kontraksioneve te mitres. Gynipral eshte bar tokolitik, por rekomandimet e fundit thone qe duhet te perdoret nifedipina. Kortikoidet bejne qe mushkerite e bebes te pergatiten per lindje, kurse tokolitiket 'e shtyjne' lindjen duke i ndalur kontraksionet e mitres.
Nuk e di se ne c'vend jeton, por nese parashikohet qe lindja mund te ndodhe brenda pak ditesh (pa i mbushur 35 jave) duhet te shqyrtosh mundesine qe te lindesh ne nje qender spitalore ku ka aparatura dhe personal per kujdes ndaj nje te posalinduri qe lind para kohe. Dua te them se nese jeton ne ndonje qytet ku ka spital te nivelit sekondar, bisedo me obstetrin tend se mos eshte me mire qe ti te shkosh ne nje qender terciare spitalore.
Pac nje bebe te shendetshme!


Jam ne javen e 34 te shtatzenise, mjeku me ka thene se je e hapun 1,5 gisht me ka shkruar tableta gynipral dhe izoptin, vaginaleta vidermina dhe regjim shtrati. A eshte kjo terapia e duhur si dhe a mund te ndodhe qe te lind para kohe e nese lind para kohe bebi a do te lind si bebet e tjera? Pres pergjigje.