Rreth të vjellave gjatë shtatzënisë
Valentina Visoka
(15 vite më parë)
Përshëndetje Valentina
Nga java e 12-të e shtatzënisë, të vjellat vijnë duke u paksuar dhe zhduken plotsisht pas javës së 16-të. Kjo është e zakonshme tek shumica e grave shtatzëna. Një nga mundësitë e rregullimit të këtij problemi, është konsumi i tabletës të multivitaminës në mes të ushqimit.
Nëse problemi vazhdon pas kësaj periudhe, është i domosdoshëm një konsultim me mjekun që të ndjek shtatzëninë për të gjetur shkakun e të vjellave.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje Dr. Mimoza Keta. Une jam Tina, jam shtatzene ne javen e 15, mirepo prej se e kam kuptuar qe jam shtatzene gjithmone kam vjellur shume sa qe ckado qe kam ngrene apo kam pire pas 2 min me eshte dashur ta kthej, nuk me pranon asgje lukthi. Jam duke perdorur Matervit, po me duket qe nuk po me ndihmone asgje, cfare me kishit sygjeru ju doktoreshe me pi prej vitaminave? Ju faleminderit per mendimin tuaj. Ju deshiroj pune te mbare. Pershendetje nga Tina Visoka.