Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cipa e mitres

Pershendetje doktoreshe. Ka 3 muaj qe kam cikel shum te paket dhe gjinekologu me tha qe nuk formohet si duhet cipa e mitres. Dhe duhet te perdoresh hormone. A eshte gje e keqe dhe a mund te mbes shtatzane pas terapise? Faleminderit

Mira Elda (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elda

Çrregullimet në formimin e shtresës së brëndëshme të mitrës (endometrit), ndodhin si pasojë e çrregullimeve hormonale. Prandaj të rekomandoj të bësh disa analiza që vlerësojnë nivelin e hormoneve si FSH, LH TSH, Prolaktina, Estrdioli, Progesteronemia. Tregoja rezultatet mjekut që orientohet për të rekomanduar trajtimin e nevojshëm. Pasi të jetë normalizuar trashësia e endometrit, mund të tentosh për shtatzëni.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti