Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lodhja ne shtatzani

Doktoresh jom ne javen e 35te shtatzanis po qe 2dit veten e ndjej shumm t lodhne duart po me dridhen tensionin e kom 90me 65 a o normale lodhja n kit jav t shtatzanis qka m keshillon me ba

Malsor Melisa Masar (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Lodhja në shtatzëni tek disa gra mund të konsiderohet normale, pasi zëmra pompon më shumë gjak dhe më shpejt në të gjithë organizmin. Por mund të jetë edhe si pasojë e mungesës së hekurit në organizëm. Të rekomandoj të bësh analizë të gjakut komplet për të përjashtuar ndonjë anemi të mundëshme. Mjeku që të ndjek shtatzëninë do të vlerësojë parametrat e analizës. Të këshilloj të shkosh herët për të fjetur dhe kujdes për të konsumuar ushqim të shëndetshëm. Qëndro sa më shumë shtrirë anash majtas si pozicion shplodhës.

Të uroj shtatzëni të mbarë deri në term.

/komuniteti