Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ehokardiografia fetale

Jam në javën e 20-të të shtatëzënisë. Vizitën e parë tek gjinekologu e kam pas me datën 01.09.2011 dhe mjeku ka konstatuar se gjithçka është në rregull. Kontrollën e dytë e kam pas me datën 13.10.2011, e mjeku prap ka konstatuar se gjithçka është në rregull, dhe në recetë me ka shkruar të përdor vitamina 'Century Formula' (nga një në ditë). Kontrollën e tretë e kam pas dje, dmth me datën 24.11.2011 dhe mjeku ka konstatuar se fëmija është duke u zhvilluar normal, por në fund të kontrollës më ka udhëzuar të bëjë vizitë tek mjeku Pediatër-kardiolog, për të bërë 'okardiografia fetale', pasi që sipas tij, po dyshon diçka në zemrën e bebës, pa dhënë sqarime më tutje, as pse dyshon, as çka dyshon. Të lutem më trego sa është e mundur të vërehet një gjë e tillë nga gjinekologu dhe sa mundë të bëjë pediatri-kardiolog në këtë drejtim. Përndryshe unë në përgjithësi ndihem mirë, me përjashtim të disa rasteve kur kam nga pak dhëmbje barku dhe marramendje (ligështim). Të lutem, nga ti pres një shpjegim dhe një këshillë!

EmaArti (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ema

Ekokardiografia fetale, është ekzaminim që realizohet rreth javës së 20-22 të shtatzënisë. Ajo vlerëson malformacionet e dukshme të sistemit kardiovaskular tek bebi. Mjeku gjinekolog mund të ketë dyshuar për zemrën fetale. Por meqënëse nuk të ka shprehur asnjë dyshim, mendoj se nukka arsye për tu shqetësuar. Megjithatë, ekzaminimim e rekomanduar duhet ta kryhesh pa tjetër.

Të uroj fat dhe shtatzëni të mbarë.

/komuniteti