Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dua të ngelem shtatzënë

Prsh dr. jam 20 vjece e martuar prej nje viti dhe tani kemi deshire qe te kemi nje femije ka 3 muaj qe e provojme (jo dite per dite) dhe akoma nuk po ngelem shtatzene doja te dija a ka ndonje gje per tu shqetesuar apo eshte normale une kam bere nje kontrolle dhe me kane thene qe vezoret dhe vezet jane ne rregull. Doja te theksoja edhe nje gje si ka mundesi qe sperma qendron shume pak brenda meje dhe me pas ndjej si djegje ne vagine? Me falni per zgjatjen me respekt Ilda.

Ilda (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ilda

Meqënëse ekzaminimi gjinekologjik dhe ekografik kanë rezultuar normal, të rekomandoj të bësh edhe spemogramën e bashkëshortit. Gjithashtu do ishte në të mirën tënde, të bëje një analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale, për të përjashtuar mundësinë e pranisë së një infeksioni.

Të uroj fat

/komuniteti