Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pse kam dhimbje?

Pershendetje doktoreshe!Doja te dija dicka. Sa here kryej marredhenie me bashkeshortin, ndjej pak dhimbje ne fillim, pastaj me pak,dhe ndonjehere pas aktit, kam pak si sekrecione roze.Cfare mund te jete kjo? Gjithashtu kam edhe kohe qe dua te mbetem shtatzene, por pa sukses deri tani. Mund te kem ndonje infeksion qe me jep kete problem dhe njekohesisht pengon per shtatzani?Ju faleminderit.

Bela Malaj (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Blerta,

Dhëmbjet gjatë marrëdhënieve seksuale, në përgjithësi ndodhin për shkak të ndonjë infeksioni të pa trajtuar. Mirë do jetë të bësh një analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale. Në bazë të rezultatit, do të marrësh ose jo terapinë medikale.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti