Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Jam e dëshpëruar, nuk po mbetem shtatzënë!

Te lutem doktoreshe me trego, pse nuk mbes shtatzene, me ndodh tash dy muaj qe mendoj se jam shtatzene sepse kam te gjitha shenjat e shtatzenise, por ne fund me vijne menstruacionet. Kjo gje sme ka ndodhur ndonjehere. Te lutem me thuaj a mund te mbes shtatzene pasi kam deshtuar njehere?

Shqiponja Celepija (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shqiponja

Edhe pse ke abortur një herë, ti pa tjetër do të mbetesh shtatzënë sepse me sa shkruan nuk ke asnjë arsye që të jetë pengesë.

Së pari unë të rekomandoj, të mos e marrësh problemin e shtatzënisë me shqetësim dhe ankth. Është konkluduar se ankthi, është një pengesë serioze e fertilitetit. Së dyti, bëj një këshillim parakoncepsional për të vlerësuar gjendjen shëndetsore tënden dhe të bashkëshortit. Rezultatet do japin përgjigjen se si do të vazhdojë proçedura, për të arritur në shtatzëninë e dëshiruar.

Të uroj shëndet dhe fat.

/komuniteti