Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kapslleku ne shtatzani

E nderuar doktoresha moza. jam moza nga prishtina deshta te pyes diqka jam shtatzan ne muajin e 5tani sa kam hyr dhimbje barku skam pasur kurr mirpo qr tre dite kam ngganjeher jo gjithmone kam frik por mos harroj te ceki po heku me kaps shum se pom vjen me dal e spo mundm veq ngapak teper ngapak e po droj mos kam nga kjo kto dhimbje apo noshta jan normale pasi bebi po riet me respekt pres pergjigjen tuaj sa me shpejte

Mimoza Surkishi (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Moza,

Rritja e nivelit të progesteronit, që është hormoni kryesor i shtatzënisë, ul lëvizshmërinë e zorrëve duke favorizuar kapsllëkun. Me avancimin e shtatzënisë, mitra rritet duke shtypur zorrët dhe shtuar më shumë kapsllëkun. Kapsllëku mund të rritet edhe marrja e hekurit, për trajtimin e anemisë.

Këshillat më të mira në këtë rast do të ishin ato për dietën. Dieta e këshilluar duhet të jetë e pasur me perime të gjelbra, e pasur me lëngje dhe komposto. Ecja është një rekomandim tjetër i rëndësishëm, pasi ve në lëvizje muskulaturën e barkut.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Mimoza Surkishi (12 vite më parë)
te faleminderit shum per pergjigjen tuaj e nderuara doktoresha Moza

/komuniteti