Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sa është rreziku që bebi im të ketë një nga këto probleme?

Pershendetje. Do e nis gjithmone shkrimin tim duke ju falenderuar per pergjigjet e kthyera. Sot kam nje tjeter pyetje qe te them te drejten me shqeteson vertete dhe jam e frikesuar nga rreziku. Ne familjen e bashkeshortit tim ka pasur familjare qe kane lindur te verber dhe keta kane qene djali i xhaxhait te tij, pasi gjyshja e bashkeshortit tim ka qene e verber, e lindur. A ekziston mundesia qe edhe bebi yne te lindi me kete difekt, sepse kjo ide po me tmerron, pasi edhe une ne familjen e mamase time kam nje teze qe eshte jo e afte fizikisht per te vepruar. Ju lutem me jepni nje pergjigje se sa i rrezikuar eshte bebi yne dhe cfare mund te bej une per ta kuptuar dicka te tille qe ne shtatezani qe te mundem te veproj ne te mire te bebit. Ju lutem, me jepni nje pergjigje dhe me udhezoni cte bej qe te kem nje femije te shendetshem, ju lutem. Jam shume e shqetesuar, me udhezoni, ju lutem?!

Arjela X (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arjeta

Për të vlerësuar gjenetikisht mirëqënien e shëndetit të fëmijës, është e rekomandueshme bërja e amniocentezës për të vlerësuar kariotipin e bebit.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti