Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje e dhembit ne shtatzani

E dashur flm nese gjen koh mu pergjigj une po kam dhimbje dhami ne shtatzani jam ne perfundit te javes 12 doktoresh deshta tju pys aguzoj ta heq dhamin a mos ben dam bebes ju putem tme tregoni para se te shkoj te stomatologu

Arlina Eli (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arlina,

Nëse dhëmbët sjellin shqetësime në tremujorin e parë, me ndërhyrje të përkohshme pritet periudha e tremujorit të dytë për të realizuar ndërhyrje të thella. Por në praktikat mjeksore, është e rekomanduar që gruaja shtatzënë duhet të konsultohet rregullisht me mjekun stomatolog për problemet e saj me dhëmbët. Vendimet për ndërhyrje si mbushje, heqje etj, merren sipas rastit dhe në bashkëpunim të mjekut stomatolog dhe obstetër. Stresi që vjen nga dhimbja e dhëmbëve, infeksioni i dhëmbëve apo i mishrave të dhëmbëve mund të sjellë probleme për fetusin. Prandaj kur konsulta mjeksore e vlerëson të arsyeshme, pacientja shtatzënë mund të lejohet të kryejë ndërhyrje dhe mjekime tek dhëmbët apo mishrat e gojës.

Të uroj çdo të mirë.

/komuniteti