Levizja e bebit dhe dhembja ne shpine
Arjeta Sejdiu
(12 vite më parë)
Përshëndetje Arjeta,
Zakonisht në shtatzëninë e parë, lëvizjet fetale ndihen nga java e 22-të e më sipër. Por pavarësisht nga mosha e shtatzënisë, ajo që ndjen edhe mundet të jenë lëvizjet fetale.
Ndërsa në lidhje me shqetësimin tënd rreth dhembjes së shpinës zakonisht kjo paraqitet për shkak të ndryshimeve në trupin femëror dhe ndryshimeve hormonale të cilat ndodhin gjatë periudhës së shtatzënisë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Se pari faleminderit qe gjeni koh per pergjigjiet e pyetjeve tona.. Desha te bej disa pytje rreth shtatzanis time , jam ne javen e 20+1 por beben me duket se nuk e kam ndegjuar ende te levizi nganjeher mendoj se eshte por nuk jam e sigurt me duket qe zorret ose diqka tjeter esht shtatzanija e par dhe desha ta di a eshte normale kjo qe mos ta ndegjoj ende... lDhe pyetja tjeter eshte qe kam dhimbje shpine dhe shkon dhimta disi ne kemben e majt deri ne fund por me se shumti se di si ta them ndryshe muskuli mbrapa ne vithe ( me falni shprehje ) por nganjeher nuk mund te leviz aq shum dhimt qe kam nuk eshte gjithmon por koh pas kohe keshtu ... pres pergjigjie ju faleminderoj shuum me gjith zemer ... Arjeta