Grupi i gjakut me rh-faktor negativ i nënës
Rita Qamili
(15 vite më parë)
Përshëndetje Rita
Shtatzënia e parë shkon mirë për bebin, edhe kur nëna është rhezus negativ dhe babai rhezus pozitiv. Por menjëherë pas lindjes, mjeku neonatolog duhet të bëj grupin e gjakut dhe faktorin rhezus të bebit. Mëqoftëse bebi rezulton rhezus pozitiv, bërnda 72 orë nga lindja duhet që nëna të bëj imunoglobulinën antirhezus. Nëqoftëse bebi rezulton rhezus negativ, atëherë, nëna nuk ka nevojë për imunoglobulinë antirhezus.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje. Jam shtatzene ne shtatzenine e pare, por jam me grup gjaku A-negativ, kurse bashkeshorti eshte me A-pozitiv. Dua te dije a ka ndonje problem ne shtatzenine e pare dhe a duhet te behet injektimi me imunoglobulin anti-D? Ju pershendes.