Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kruarje dhe sekrecion pa erë

Para se te mbetem shtatzene e kam bere papa testin dhe perpos nje infekcioni te zakonshem te femrave qe kam marre terapi per sherim ka qene gjithqka ne rregull. Tash sipas kalendarit jam ne javen e 4 te shtatzenise, por ka 3 dite qe me eshte shfaqur kruarje dhe pak sekrecion pa ere. A eshte kjo normale, apo mund te jete dicka serioze? Kjo eshte shtatzenia ime e pare. Ju pershendes.

Kana Rustemi Uka (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Pap-testi nuk është ekzaminim që vlerëson infeksionet urogjenitale. Ai realizohet për të vlerësuar malformacionet e mundshme qelizore të kolumit/qafës së mitës.

Sekrecioni i shtuar dhe kruajtja mund të jetë pasojë e infeksionit të kandidozës vulvovaginale. Ky infeksion është i pranishëm në shumicën e shtatzënave dhe vlerësohet si pasojë e saj. Për të konfirmuar diagnozën, të rekomandoj të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti