Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Perse me rrjedh sperma jashte?

Pershendetje Doktor jam 22 vjecare dhe do doja te dija nje pergjigje per nje shqetesim qe kam, jam e martuar dhe kam 1 vit e gjysme qe kam filluar jeten seksuale, keto 2 muajt e fundit kam provuar te ngel shtatezene por sa her kam provuar pavarsisht se kam qendruar shtrire per disa minuta apo ore, sapo leviz sperma me rrjell perjashta dhe nuk e kuptoj pse, jam shqetesuar nga kjo gje sepse une para 4 muajve kisha djegie vaginale edhe u njoftova me nje doktoresh dhe ajo me vizitoi me beri analizat e mundeshme dhe me tha qe jam mire pervec se kisha disa pupriza te voglka qe i quanin HPV dhe ajo me beri senaca djegie edhe me dha antibiotik dhe disa ilace tjera qe un i perdora rregullisht dhe me kshilloi qe te lahem me Neotropharm dhe mbas 1 jave nuk ndieja me djegie dhe jam shum mire, dhe vazhdoj te perdor po ate lares, por ndonjehere kur kryej aktin nese jam shume e thare kam pak diegje por kalimtare.. Jam koshiente qe nuk kam shum kohe qe provoj te ngel shtatezene dhe spo ngel vetem 2 muaj kam qe kam filluar te provoj por nga ajo qe kisha para 4 muajve dhe cfare lexoj ne internet nga gjinekologet jam shum e frikesuar, do doja nje pergjigje mos ka lillje ajo djegie qe une kisha mos me ka shkaktuar gje dhe pse ndoll qe sperma me rrjell perjashta ,nuk jam ne gjendje te di nese rrjell e gjitha por gjithsesi nuk kuptoj pse ndoll kjo,, Faleminderit Ju Pershendes

(12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shqipe

Nëse je konstatuar me hpv, të rekomandoj që të bësh rregullisht Pap-testin. Për shenjat që tregon si djegie gjatë raporteve seksuale, duhet që të bësh kulturë të sekrecioneve vaginale për të vlerësuar shkaktarin dhe trajtimin më efikas.

Ajo që del jashtë pas raportit seksual është lëngu spermatik, ndërsa spermatozoidët luftojë duke penetruar për të kapur vezën nëse ajo është në qarkullim. Të rekomandoj që rreth një orë pas raportit seksual të mbash një jastëk tek të ndenjurat dhe kokën mbështete pa jastëk.

Edhe se ke rreth dy muaj që tenton për shtatzëni, të këshilloj që të bësh një këshillim parakoncepsional që do të thotë të bësh vizitë gjinekologjike dhe të kryesh një seri analizash dhe ekzaminimesh, si ti dhe bashkëshorti.

Të uroj fat.

/komuniteti