Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund te kem marredhenie nese kam vena vaginale?

Pershendetje Dr.e nderuar.Jam ne javen e 36 dhe me jane shfaqur venat vaginale per te cilat kam shume hall se si do ta kaloj lindjen me to mos po me pelcasin ne lindje apo si do te kaloj? Deshta tju pyes edhe a jane te sigurta mardheniet nese kam kete problem.Pasi kur po kam mardhenie po kam dhimbje ngapak. Ju faleminderoj paraprakisht nese gjeni kohe te me ndihmoni.

Blerona Hyseni (12 vite më parë)

Dr. Mirvete Shabani - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mirvete Shabani

Pershendetje, varicet ne vulve paraqiten shpeshe tek grate shtatzena dhe mvaresisht nga zgjerimi i tyre ka raste kur lindja behet me prerje cesariane, mirepo ka edhe shume raste kur lindja spontane ka kalu pa kurrfare komplikimi. Ju duhet kete ta bisedoni me gjinekologun tuaj i cili munde te vleresoj mundesine per lindje spontane.

Gjithe te mirat.

/komuniteti