Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund te kem marredhenie nese kam vena vaginale?

Pershendetje Dr.e nderuar.Jam ne javen e 36 dhe me jane shfaqur venat vaginale per te cilat kam shume hall se si do ta kaloj lindjen me to mos po me pelcasin ne lindje apo si do te kaloj? Deshta tju pyes edhe a jane te sigurta mardheniet nese kam kete problem.Pasi kur po kam mardhenie po kam dhimbje ngapak. Ju faleminderoj paraprakisht nese gjeni kohe te me ndihmoni.

Blerona Hyseni (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Blerona

Raportet seksuale në këtë periudhë të shtatzënisë nuk janë të kundërindikuara.

Gjatë lindjes, nëse ajo do bëhet me rrugë vaginale, mjeku që do shoqëroj lindjen duhet të kujdeset që ato të mos çahen. Në ditët e fundit të shtatzënisë, bëj një këshillim me mjekun që do i besosh ecurinë e proçesit të lindjes, për mënyrën e lindjes.

Të uroj shtatzëni të mbarë deri në term.

/komuniteti