Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mungesa e menstruacioneve

Pershendetje dr. Kam 3 dite qe me jane vonuar periodat. Zakonisht i kam te regullta. Kam dhimbje te forta ne fund te barkut te cilat kane filluar 1 jave para dt qe duhet te vijne periodat. Kam shtrengime ne bark. Nuk kam asnje shenje te shtatzenise, me thoni ju lutem, a eshte e mundur te jem shtatzene dhe pas sa ditesh duhet te bej testin? Nese eshte thjeshte crregullim i ciklit kush ndikon ne kete crregullim? Bera dhe analizat e sekrecioneve vaginale dhe me dolen shume mire, nuk besoj qe eshte ky shkak i vonimit. Flmd shume.

Nida (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nida

Më vjen mirë që analiza e sekrecioneve vaginale ka dalë mirë. Për të qënë e sigurtë që dhimbja e barkut nuk vjen edhe si shkak i problemeve të traktit urinar/renal, duhet të kishe bërë edhe analizën e urinës.

Bëje dhe testin e shtatzënisë, dhe në rastse rezulton negativ, kontakto mjekun gjnekolog për të gjetur shkakun e çrregullimit menstrual.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti