Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje e vezores se djathte

Doktoresh kam dhimbje ne anen e djathte ndoshta dy muj kesh te nje mjek me tha se ki kist 24mm dhe tha se ne baze te fotografive ke tubat e bllokuara duhet bere laporoskopi per te munduar te hapen, po ajo qe po me shqeteson eshte se kam dhimbje te shpeshta ne anen e djathte sidomos kur eshte pak ftoft menjeher e ndjej dhimbjen dhe nuk di a te beje laporoskopi a jo nje mjek tjeter me pate thene se jan te hapur tubat e mitres.. jam ne dilem sepse ndjej plogeshti, kam ethe dhe gjate dites kam dhimbje ne anen e djathte tek vezoret, ndersa kur bi te fjeti jo. Prania e një infeksioni në traktin riprodhues i cili nëse nuk është trajtuar përhapet në indin e shkrifët lidhor ku mbështet mitra, cfare analiza me thua te beje sepse deshiroj ti beje te lutem me shkruaj per shkak se kam problem me anen e djathte.

Alea Morina (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Alea

Shenjat që tregon, flasin për prani të një infeksioni në pjesën e sipërme të traktit gjenital. Trajtimi me antibiotiko-terapi është i preferuar deri në qetësimin e shenjave. Antibiotiko-terapia bëhen në bazë të rezultatit të kulturës të sekrecioneve vaginale.

Për të vlerësuar kalueshmërinë tubare, të rekomandoj që përpara se të bësh laparoskopi, bëj HSG (histero-salpingo-grafi). Ky ekzaminim do ta orientoj mjekun për të vlerësuar situatën.

Gjithë të mirat.

/komuniteti