Crregullim cikli
Lidra Lidra
(12 vite më parë)
Përshëndetje Lidra
Ushqyerja me qumësht gjiri, është një nga shkaqet kryesore që cikli menstrual të jetë i çrregullt.
Meqënëse po tenton për shtatzëni, të rekomandoj që të kontaktosh mjekun gjinekolog për këshillim parakoncepsional që do të thotë që përveç vizitës gjinekologjike të bësh dhe një seri analizash dhe ekzaminimesh për të vlerëuar gjendjen e aparatit riprodhues. Një nga ekzaminimet e rëndësishme është edhe vlerësimi i madhësisë së folikulit me ekzaminim ekografik, i cili bëhet afërsisht në ditën e 14-16 të ciklit menstrual.
Marrja e acidit folik nuk ndikon negativisht në gji dhënie.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje e nderuar , problemi qe me shqeteson mua eshte cikli jo i rregullt, kam lindur para 11 muajsh me prerje cezariane ,pas 6 muaj bera kontrollen e pas lindjes ,bera edhe pap testin gjithqka ishte shum mire dhe mjeku me tha nese deshiron mundesh me provu per shtatzanin e dyte por qe ateher (5 muaj) provoj per shtatzani ,dhe cikli filloi te vij qdo 30-35 dite,une gjithon e kam pasur 28 dite ,ku mundet me qendru problemi pse spo mbes prap shtatzane?..dhe pyetja tjeter eshte a ben me fillu me acid folik pasi e ushqej bebin me gji (dhe formul)? Faleminderit per kohen qe ndani per neve .