A mundem të lind në mënyrë normale apo me operacion?
Voca
(15 vite më parë)
Përshëndetje Voca
Shtatzënia binjake kërkon kujdes të veçantë gjatë gjithë periudhës, deri në lindje. Është herët të thuhet, se cila do jetë mënyra e lindjes. Kur shtatzënia të ketë arritur në javën e 37-të, atëherë në varësi të ecurisë së saj dhe pozicionit që kanë zënë bebet, vendoset për mënyrën e lindjes.
Megjithatë, lindja e binjakëve me operacion rrit sigurinë e shëndetit amtar dhe fetal.
Të uroj shtatzëni mbarë dhe të shëndetshme deri afër termit.
Pershendetje, jam 21 vjecare dhe jam shtatzene per here te pare ne javen e 5-te dhe i kam dy binjake a mundem me i lind normal apo me operacion, shumica po me preferojne me operacion, pres pergjigjen tende, flm klm e te uroj gjithe te mirat.