javë pas jave
Përshëndetje Marigona
Nuk është e ndaluar të bësh ushtrime gjimnastikore në shtëpi apo në natyrë, pas kalimit të periudhës së lehonisë pavarësisht nga mënyra e lindjes. Kjo do të thotë se mund të fillohet edhe tani, por gjithmonë të rakorduara me rregjimin ushqimor ku sasia dhe cilësia ti përgjigjen jo vetëm nevojave të organizmit të nënës por edhe sasisë së qumështit që merr fëmija nga gjiri. Kujdes duhet të tregohet në orarin e ushqimit me gji, dhe rekomandohet që përpara ushtrimeve apo vrapime të lehta në natyrë, paraprakisht të ushqehet fëmija në mënyrë që gjinjtë të jenë sa më të lehtë.
Për të rregulluar disi pamjen deri sa trupi të marrë formë të pëlqyer nga ty, mund të përdorësh korse që mbështjen barkun pa shtrëngesë të fortë.
Të uroj gjithë të mirat.


Pershendetje, kam lindur qe 9 jave me operacion, desha te di a mund te filloj me ushtrime per barkun pasi me ka mbet shume nga shtatzenia? Ju pershendes.