Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Toxoplasmoza

Pershendetje doktoresh Jam ne javen e 26te shtatzaniese. Dhe nga analizat qe kam bere kam dal positive ndaj toxoplasmoses, me keto vlera:igg 1.15 dhe igm 2600. Gjate gjithe kesaj kohe nga java e 12 jam trajur me antibiotik sipas cikleve te rekomanduara nga gjinekologu. Perserita prap analizen dhe me dolen keto vlera : igg 0.85 igm 2200. Ka nje renie te vlerave. Doja te dija a eshte shqetsuese per beben time se nga te gjitha ekot dhe analizat e tjera qe kam bere ka dal cdo gje ne rregull. A duhet ta vazhdoj serish mjekimin duke qen se vlera e igg esht ne kufijt e positives dhe negatives? Faleminderit per pergjigjen, gjithe te mirat

Ilda Killo (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ilda

Aborti spontan dhe lindja parakohe, janë komplikacionet më të shpeshta tek gratë shtatzëna që kanë këtë infeksion. Kur gruaja shtatzënë nuk trajtohet, pasoja mund të ketë edhe neonati. Prandaj trajtimi duhet të bëhet pa tjetër deri në negativizimin e plotë, d.m.th. që igm të rezultoj jo vetëm në shifra të ulura por negative.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti