Dhimbje ne pjesen e siperme te barkut
Emine Osmani
(12 vite më parë)
Përshëndetje Emine
Ajo që përshkruan mund të lidhet me dy probleme; bebi që shtyp mbi stomak dhe veprimi i hormonit progesteron në aparatin gastro-intestinal. Të rekomandoj që të ushqehesh sa më shpesh me porcione të vogla duke u ushqyer ngadalë dhe përtypur sa më mirë. Evito ushqimet që shtojnë aciditet në stomak. Ushqimet me proteina ndihmojnë neutralizimin e aciditetit. Nëse problemi nuk stabilizohet me përmirësimin e regjimit ushqimor, kontakto mjekun që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë për të gjetur dhe vlerësuar një shkak tjetër.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje, jam ne javen e 31 te shtatzanise, dhe ka dy dite qe kam dhimbje ne pjesen e siperme te barkut me e fokusuar ne anen e djathte dhe ne pjesen e lukthit , mirpo nuk dhimbje lukthi me shume eshte therrje e cila ka dy dite qe eshte e vazhdueshme, sidomos me e theksuar kur mbushem me fryme, dhe kur jam e shtrire. Qfare me rekomandoni? Ju faleminderit, Me respekt