Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Si te mbes shtatzene?

Pershendetje dr. Mimoza. Prej me shume se 18 muajsh tentoj te mbes shtatzene dhe ende nuk ka ndodhur kjo shtatzani. Jam 26 vjec dhe kam kryer te gjitha kontrollet e duhura. Kam kryer pap testin dhe gjithcka doli ne rregull. Ne fillim te ekzaminimeve pata 2 kiste ne te 2 vezoret me likid te paster dhe per 2 muaj iu nenshtrova kontraceptiveve dhe ne viziten e rradhes, mjeku tha qe cdo gje i ishte kthyer normalitetit. Edhe bashkeshorti ka bere spermograqmen dhe cdo gje eshte mese normale. Kam bere edhe ekon folikulare dhe folikula ishte 18 mm. Se fundi kam kryer edhe hsg dhe doli qe ne tubin fallopian te majte kishte shume veshtiresi kalimi te kontrastit. Mjekja me tha qe nuk mund t'i nenshtrohem ndonje nderhyrje kirurgjikale sepse mund te jete e lindur. Kjo mjeke nuk dha asnje rrugezgjidhje se si duhet te veproj ne vijim pervcse na tha qe thjesht te tentojme qe te ndodhe shtatzania cdo dite. Jam e interesuar te di, cfare duhet te bej ne vijim? A ka ndonje shans per inseminim? Sa duhet te pres ndoshta per ivf? Te lutem se kjo gje me ka stresuar tej mase dhe jam futur ne nje tunel pa drite!

Mima Mimu (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vilma

Nëqoftëse të gjitha analizat dhe ekzaminimet kanë dalë të rregullta dhe normale, nuk ka arsye që shtatzënia të mos ndodhë. Zakonisht kur shtatzënia nuk konceptohet deri në tre vjet, graja mund të drejtohet metodave të fekondimit artificial.

Gjithë të mirat.

/komuniteti