Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Testi i shtatzenise

Kam edhe 5 dite deri cikli mujore mam bere dje dy teste shtepijake dhe me kan dal pozitiv , sot bera analizen e gjakut me di negativ a eshte ende heret sepse ciklin e kam pas me26 deri me 1 nentor dmth mos ka qene heret per at arsyje me ka dal negativ? a ka ndonje mudesi te jem shtatzane sepse kam edhe lodhje, urinim shume te shpesht gjoks te ndjeshem e te zmadhuar , ju lutem me tregoni

Dona 2019 (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Donjeta

Edhe mund të kesh mbetur shtatzënë dhe për ta ditur këtë, në javën e parë të menstruacioneve pasardhëse bëj beta hCG. Nëse ajo nuk tregon praninë e shtatzënisë, atëherë bëj ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjëndjen e vezoreve dhe të kavitetit uterin. Nga rezultatet e ekografisë dhe nga rezultatet e analizave specifike hormonale që mjeku do të rekomandojë, do vlerësohet shkaku i çrregullimit dhe do të rekomandohet trajtimi i nevojshëm.

Gjithë të mirat.

/komuniteti