Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Madhesia e mitres

Pershendetje doktoresh uroje qe te jesh mir kam deshir mendimin tuaj sepse jam e shqetsuar a ka mundesi te i njejti doktor te besh dy ultrazera dhe madhsia e mitres te jet e ndryshme pershkrimet e ultrazerit 1 mitra ne Avf madhsi 4.3x3.6x4.3cm endometriumi 0.6cm andexet e lira Ultrazeri dyt mitra ne rvf me madhsi 4.6x3.2x3.3cm endometriumi nuk i matet i cqrregullt Me tha mitra jote eshte ne form zemre ishalla mbetesh shtatzan ki me pas shum probleme jam 19 vjeqare jam martuar qe 1 vite kemi tentuar shtatzani her pas here po jo rregullisht skemi pas sukses kam pas e-colin me eshte larguar tani dhe keta 2 3 mujt e fundit probleme me cikel ju lutem me jep ndonje kshille sepse jam Shum e stresuar. Ju pershendes dhe ju uroj gjitha te mirat

Bardha A (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Bardha

Përmasat që shkruan të mitrës, nuk ka diferenca të qënësishme pasi janë gabime të vogla në matje. Ndërsa vlerësimi i trashësisë së endometrit varet nga ditët e ciklit menstrual në të cilin është kryer ekzaminimi.

Mitra në formë zemre është malformacion që takohet tek disa gra, por nëse të gjitha parametrat e tjera që kanë rëndësi për fillim të shtatzënisë si – maturimi i folikulit, kalueshmëria tubare, spermograma etj, janë normale, atëherë shtatzënia do të ndodhë. Për të patur vlerësimin e mësipër duhet të bësh ekzaminim ekografik ditën e14-16 të ciklit për të vlerësuar maturimin e folikulit, HSG - për të vlerësuar kalueshmërinë tubare, spermogramëën - për të vlerësur parametrat mashkullor.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti