Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ekzaminimet ultrasonografike

Pershendetje doktoreshe jam ne javen e 38 te shtatzanise isha ne kontroll te gjinekologu dhe meduket se metha qe perimetri (bpd) ikokes se bebit eshte 97 ndersa ne fletore shkruan 93 desha te di a mund te lind normal me kete perimeter te kokes 97 apo 93? Ja tu'a pershkruaj si ne fletore _____________________________________ (bpd- 9,3.... 38 jave) (fl- 7,2.... 37 jave) (az fl +) Placenta fund Sh- f- _______________________ Dhe deshta te di se gjithmone meka thene placenta mbrapa kesaj rradhe tha ne fund nese keni mundsi me tregoni qka do te thote Faleminderit per pergjigjiet ju pershendes

Jara Flutur E Vogël (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje,

Nëse përmasa e kokës përputhet me përmasat e baçinit, mund të tentohet lindja normale. Në të kundërt mjeku do të propozoj lindje me operacion cesarian.

Vendosja e placentës posteriore apo fundike, nuk përbën problem për zgjidhjen e rrugës së lindjes vaginale apo cesariane.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti