Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mitra e ngushtuar ne shtatzeni

Pershendetje doktoreshe. Jam ne javen e 24 te shtatzanise. para pak ditesh e bera nje vizite te mjeku im-gjinekologu dhe me tha qe e kam pak mitren e ngushtuar. me tha qe te perdor progesteron depo 250mg. I.M., cdo te shtaten dite, dmth une duhet te marr tre injeksione te tilla deri ne kontrollen e ardhshme. desha te dij edhe mendimin tuaj rreth kesaj ceshtjeje dhe a mund te jete dicka e rrezikshme apo problematike kjo gje gjate shtatzanise time dhe ne kohen e lindjes. te pershendes dhe faleminderit per mirekuptimin tuaj

Arta Krasniqi (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Artulina

Trajtimin me progesteron, mjeku e ka rekomanduar për të reduktuar rrezikun e lindjes parakohe për shkak të formës cilindrike të mitrës. Progesteroni do ndihmojë në ecurinë e shtatzënisë dhe nuk ka efekte negative gjatë shtatzënisë dhe gjatë proçesit të lindjes.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti