Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Grupi i gjakut A negativ

Pershendetje, Jam ne javene 20-te te shtatzanise, shtatzania e dyte. Desha tju pyes rreth grupit te gjakut ne shtatzanine e pare ne javen e 28-te kam marr ineksionin rogham dhe pas lindjes pasiqe grupi i gjakut te vajzes eshte b pozitiv, pytja ime eshte a duhet ta marr prap rogham ne javen e 28-te. Ju faleminderit.

Elida Berisha (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elida

Protokollet e trajtimit për gratë shtatzëna me rhezus negativ, rekomandojnë marrjen e imunoglobulinës anti-rhezur në javën e 28-të të shtatzënisë kur bëhet edhe titri i imunizimit dhe deri në 72 orë pas lindjes nëse bebi del me rhezus pozitiv.

Të uorj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti