Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth mungeses se ciklit te motres sime

Deshta te pyes rreth gjendjes se motres time,ajo eshte 25vjeqare dhe ka dy femij por qe nga muaji shtator ka munges te menstruacioneve poashtu ka shum dhimbje shpinde dhe barku sikur dhimbjet e lindjes qe jon ashtu njejt,ajo ka qen ne kontrroll ka ber analiza dhe mjeku i ka then qe nuk eshte asgje brengosese madje as njelloj medikamenti si ka pershkruar per ti ndaluar dhimbjet,kam knaqesin te marr nje pergjigje nga ju..

Anonyme Anonym (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Nëse motra fëmijën e fundit e ka me gji, mungesa e gjakrrjedhjes menstruale konsiderohet normale. Nëse nuk ka fëmijë me gjidhënie, atëherë duhet të konsiderohet një çrregullim i ciklit që si shkak më të përgjithshëm ka çrregullimet hormonale. Prandaj motra duhet të kontaktoj mjekun gjinekolog, për të vlersuar nivelet hormonale. Në bazë të rezultateve, mjeku mund të japë ose jo trajtim.

Gjithashtu motra të bëj analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale si dhe të urinës, për të gjetur shkakun dhe trajtimin e dhimbjeve në fund të shpinës dhe barkut.

Gjithë të mirat.

/komuniteti