Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pozitiv per staphylococcus sp.

Pershendetje doktoreshe!Jam ne javen 34+2dite.Kam bere nje kulture vaginale dhe rezultati eshte :negativ per streptococcus dhe pozitiv per stafphylococcus sp.Fola me gjinekologun qe me ndjek dhe me tha qe nuk do marr mjekim tani por pasi te lind trajtohem me ampiciline.A ka rrezik per bebin ky infeksion?Do te vleresoja dhe mendimin tuaj.(theksoj se kam reaksion nga penicilina)ju falenderoj paraprakisht

Emma La (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Emma

Nëse lindja do bëhet me rrugë vaginale, të rekomandoj të informosh mjekun neonatolog për të marrë masa parandaluese për një infeksion të mundshëm tek neonati. Edhe për ty, je akoma në kohë për të marrësh trajtim me një nga antibiotikët efikas që tregon antibiograma por që nuk të japin reaksion. Është i këshillueshëm edhe trajtimi me ovula lokale.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti