Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund te mbes shtatzene pa dite te ovulimit?

Doktoresh a mundedh me mbet zhtatzan pa pas ovulim sepse une qe tre muaj nuk po kam ovulim nuk po uvloj jam kantrallu tegjinekologu ne rregull md ks tha je me ka rekomandu te perdori clomid kam pperdor po nuk ksm mas sukses diten qe po duhet te ovuloj po me kshohet ne vsgin sekrecion me shumic fhe nun po me nslen deri po me vin mestracionet prandsj deshta me dit a ka mundsi me met shtatzan pa ovulim une kam ba te gjitha analizat ne rregull me kan dal a mjndesh mem ndihm diska te faleminderit

Rela Oll (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rela

Nëse folikuli nuk ka maturim optimal (maturimi ndodh gjatë ovulacionit), nuk mund të ndodhë shtatzënia. Përdorimi i stimuluesve të ovulacionit, rekomandohet në doza që vijnë duke u rritur derisa të arrihet maturimi i fulikulit. Prandaj trajtimin duhet ta vazhdosh sipas këshillave të mjekut.

Për sekrecioanet vaginale të rekomandoj të bësh analizë dhe kulturë të tyre për të përjashtuar mundësinë e ndonjë infeksioni të mundshëm i cili mund të jetë një nga shkaqet për infetilitet.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti