Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Oreksi i tepruar

Mirmeams doktoresh desha te di sa muajsh jam ciklin e fundit e kam pas me 15 korrik 2014 sot eshte 29 nentor .... Kurse e kam edhe nje hall tjeter jamshum e uritur .. Dmth pi ha shume ushqime jam e brengosur ... Po kam frik nga pesha e madhe e femijes per lindje ... Eshte shtatzania imee dyte faleminderit ju pershendes

Gentiana Ajvazi (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Gentiana

Nëse me datë 15 korrik 2014 është dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual, sot me datë 1 Dhjetor 2014 shtatzënia është në javën e 19-të plus 4-5 ditë.

Për të dominuar gjendjen e urisë, të rekomandoj të ushqehesh shpesh por në sasi të pakta. Kjo do të thotë që të mos ushqehesh me vakte të mëedha deri në ngopje sa të rëndohesh.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti