Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth infeksionit

Dr.moza faleminderit per pergjigjejen e juaj para disa dite e cila me shtyri te bej kontroll tek mjeku gjinekolog per arsye vones cikli qdo 35 dit.une me rekomandimin tuaj isha ne kontroll gjat kontrolles mjeku gj. verejti tek un infeksion dhe me tha te perdori doxycilin dhe sumamed (edhe per bashkshortin) por nuk e permendi emrin e infeksionit, une duke lexuar e pash qe kto ipen edhe me rast se ke infeksion klamidia, jom teper e shqetsuar pse me pas une ket infeksion maj pasterti shum,si un ashtu dhe bashkshorti, po ajo qe po me shqeteson me teper eshte se duke lexuar e pash qe ky infeksin mirren edhe nga thithkat e gjirit une e ushej bebib me gji a ko ndonje problem per kete?dhe nga erdhi ky infeksion?...dhe a mundet mu largu per 6 dit pasi kam deshire shume per shtatzanin e dyte, per te cilen mjeku me tha shkaku infeksionit ske pas sukses...ju pershendes shum:)

Lidra Lidra (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lidra

Mirë do të jetë që vlerësimi të jetë i plotë, nëse është i pranishëm infeksioni i klamidias. Ky vlerësim bëhet me teste specifikë për klamidia, si për ty dhe bashkëshortin.

Për dijeni, nëse e ushqen fëmijën me qumësht gjiri, nuk të rekomandoj të marrësh doxacyclin.

Mesa di unë, gratë me klamidia mund ta ushqejnë fëmijën me qumësht gjiri pasi infeksioni nuk transmetohet në këtë rrugë.

Gjithë të mirat.

Lidra Lidra (12 vite më parë)
faleminderit per pergjigjie.

/komuniteti