Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecione kafe ne fillim te ciklit menstrual

Pershendetje doktoreshe! Eshte muaji i dyte rradhazi qe dita e pare dhe e dyte e ciklit menstrual me fillon me dhimbje te forta te fundit te barkut, sekrecione kafe, keputje e trupit dhe ndjesi temperature. Ciklin pergjithesisht e kam te rregullt, 32 dite por keto 2 muajt e fundit me eshte kthyer ne 30 dite. tentoj per shtatzani prej mese 1 viti e gjysem dhe ende nuk po ndodh, pavaresisht analizave te mia dhe bashkeshortit qe kane dale brenda parametrave. A kam ndonje mundesi se pari te minimizoj dhimbjet qe shpeshhere me cojne edhe ne urgjence dhe se dyti te kem femije ? A mund t'i nenshtrohem inseminimit? Thkesoj se vizitat e shpeshta te gjinekologia, nuk me kane dhene zgjidhje tjeter pervecse thjesht te provoj per te mbetur shtatzene .... Te lutem me ndihmo!

Mima Mimu (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Për të dominuar dhimbjet menstruale të rekomandoj të marrësh medikamente si, antadys, që janë tableta dhe pihen një javë përpara ardhjes se menstruacioneve, duke bërë të mundur që mentruacionet të kalojnë pa dhimbshme.

Koha e tentativës për shtatzëni nuk është e mjaftueshme për të vendosur për inseminim artificial. Nëse të gjitha treguesit e fertilitetit janë normal, shtatzënia nuk ka arsye që të mos ndodhë. Disa nga ekzaminimet kryesore që duhet të bësh janë; ekzaminimi gjinekologjik, HSG (histero-salpingo-grafi), ekografi në ditën e 14-16 të ciklit për të vlerësuar maturimin e folikulit si dhe vlerësimin e spermogramës së bashkëshortit.

Nëse e shikon të arsyeshme më kontakto në klinikën ku punoj me numër kontakti 0692033965.

Gjithë të mirat.

/komuniteti