Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Fersan forte

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 29 te shtatzenise, cdo gje deri me tani ne rregull mirepo nga java e 15 a 16 shtatzenise me sa e mbaj mend dola anemike dhe doktoresha me dha te perdor fersan forte dhe une harrova ta pyes sa ta perdore, une kam perdor krejt paqeten me 30 cope dmth cdo dite nga nje e kam perdore gjate apo shkurt? Nese keni mundesi me ma largu kete shqetesim, analizat si kam be me, sme ka thene ti bej mirepo prej atehere kam shtu ne peshe 8 kg sepse nuk shtonja ne 15 javet e para, ju faleminderit.

Arlinda.s (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arlinda

Ke vepruar shumë mirë në marrjen e preparatit që përshkruan.

Të rekomandoj të rivlerësosh vlerat e hekurit në gjak dhe nëse kërkohet që të vazhdosh të marrësh hekur, të rekomandoj që të zgjedhës ato suplemente me hekur që nuk kanë të përbërjen e tyre acid folik. Gjithashtu gjatë shtatzënisë rekomandohet që të konsumohen edhe multivitaminat që janë aq shumë të nevojshme të organizmin e shtatzënës dhe bebit.

Në fund të javës 29-të të shtatzënisë, pesha e shtuar duhet të jetë diçka më pak së 7 kg. Prandaj mendoj se shtesa prej 8-të kg nuk është për tu alarmuar, pasi kjo varet edhe nga pesha e gruas para shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti