Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Analizat që duhen bërë

Pershendetje Dr. Kam 1 vit qe nuk ngel dot shtatzene. Kam bere eko para 3 muajsh dhe me ka dale mire, pa asnje lloj problemi. Para 1 jave bera dhe sekrecionet vaginale dhe me dolen shume mire pa asnje lloj infeksioni. Desha te di cfare analizash te tjera duhet te bej qe te shikoj nese nuk kam ndonje problem dhe im shoq pervec spermatozogrames cfare analizash te tjera duhet te beje? Faliminderit. Ju uroj gjithe te mirat.

Nida (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nida

Shkaqet e infertilitetit të çiftit janë: mosha e gruas, historia e sëmundjes së gruas, abortet e mëparshme, faktori ovulacion, shkaku mashkullor, cilësia e mukusit cervical, problemet e endometrit, problem të tubave dhe problemet peritoneale etj.

Për të gjetur një nga shkakqet e mundshme, mjeku gjinekolog duhet të hartoj një strategji se cilat analiza apo ekzaminime duhet të bëjë me rrallë.

Neës e shikon të arsyeshme, je e mirëpritur në klinikën ku unë punoj.

Gjithë të mirat.

/komuniteti