Rreth konceptimit dhe acidit folik
Orilda
(15 vite më parë)
Përshëndetje Orilda
Shkaqet e infertilitetit të çiftit janë: mosha e gruas, historia e sëmundjes së gruas, abortet e mëparshme, faktori ovulacion, shkaku mashkullor, cilësia e mukusit cervical, problemet e endometrit, problem të tubave dhe problemet peritoneale etj.
Për të gjetur një nga shkakqet e mundshme, mjeku gjinekolog duhet të hartoj një strategji se cilat analiza apo ekzaminime duhet të bëjë me rrallë.
Neës e shikon të arsyeshme, je e mirëpritur në klinikën ku unë punoj.
Sasia e acidit folik që rekomandohet të konsumohet deri në fund të javës 12-të të shtatzënisë, është 0.4mg ose 400mcg ose 400μg dhe maksimumi mund të shkojë deri në 0.8mg në ditë. Për shtatzënitë të shumëfishta rekomandohet deri në 1 mg në ditë.
Gjithë të mirat.
Doktoreshe jam e interesuar te jem shtatzene, por pa sukses. Te lutem me keshillo nga tia filloj qe ta kthej vetbesimin se mund te mbes shtatzene nje dite. Eshte ne pyetje nje vit qe nuk kam sukses. Nuk kam perdore asgje, perveqese para nje kohe kam pas nje infeksion: vaginitis acuta, ku pas terapise jam stabilizuar. Pse ne KS acidi folik eshte 5 mg dhe ju rekomandoni 400 mg? Ju flm nese me sqaroni, njekohesisht iu pergezoj per kontributin.