Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Planikim shtatzënie & ovulimi

Pershendetje doktoreshe, jam Nada, te kam tregu per rastin tim qe i kam cistet, ne dy vezoret ka 8 cm, dje e pata takimin tek mjeku ku me konfirmoj qe cinstet jane zhduk krejt, fatmiresisht tash jam mire, tabletat GYNEFARM me tha qe te vazhdoj ti pi deri ne janar ku dhe behen 3 muaj qe i perdore, tash desha te pyes a mundem me mendu per nje shtatzeni? Menstruacionet i kam pas me 2 nentor dhe me erdhen sot me 29 nentor dmth pas 27 dite kur e kam ovulimin per kete muaj? Flm shume e inshalla Zoti ju shperblen per punen qe e beni! Me padurim pres pergjigjjen e juaj, me respekt Nada.

Nada (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nada

Qënke me shumë “fat” që kistet e vezores me madhësi prej 8cm, të janë zhdukur me përdorimin e Gynafarm për një muaj. Nëse do të vazhdosh ta përdorësh preparation deri në janar të vitit 2012, nuk do të mbetësh shtatzënë sespe ai e bllokon ovulacionin.

Pas ndërprerjes së mjekimit, ditët më fertile janë diat e 13-16 e ciklit menstrual tek gratë me cikël menstrual 28-të ditor të rregullt.

Gjithë të mirat.

/komuniteti