Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Antibiotiket po me shkaktojne kruarje vaginale!

Pata pas shume me heret problem me ftofje traktit te siperm urinar ku pata perdor ineksjone antibiotik, dhe lenge boronice ku mas terapis me shkaktoj kruarje vaginale, ndersa prap perdora lenge majdanozi dhe caj per pastrim veshkave, per 3 jave ndoshta dhe me shaktoj prap kruarje vaginale... dhe morra ne barnatore polyginax sepse ka efekt te mire tek une. Pse pas terapis me antibiotik ndodh keshtu.

Alea Morina (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Alea

Terapia me antibiotik si dhe ndryshimet hormonale që ndodhin në organizëm, ndryshojnë ambjentin vaginal duke shkaktuar kandidozë. Trajtimi me antimykotik midis të cilëve edhe polyginax (ka në përbërjen e tij nystatin, një antimykotik shumë i mirë), janë të rekomanduara në këto raste. Një hap i rëndësishëm për të mos u përsëritur infeksioni, është trajtimi parandalues me preparate që ruajnë ambjentin vaginal.

Gjithë të mirat.

/komuniteti