A mund te mbes shtatatzane pa orgazem?
Dona 2019
(12 vite më parë)
Përshëndetje Donjeta,
Jo të gjitha femrat e përjetojnë orgazmën gjatë marrëdhënieve seksuale. Por kjo nuk është shkak që shtatzënia të mos filloj. Prandaj mos ki frikë. Shtatzënia do të filloj nëse shëndeti yt riprodhues dhe i bashkëshortit është normal. Të këshilloj që më parë të bësh një këshillim parakoncepsional. Kjo do të thotë që mjeku gjinekolog të bëjë një vizitë gjinekologjike dhe disa ekzaminime të tjera specifike, nëpërmjet të cilave do të vlerësojë gjëndjen e shëndetit riprodhues të çiftit. Nëse të gjitha parametrat rezultojnë brënda normave, atëherë shtatzënia do të ndodhë dhe do të ketë një ecuri të mbarë deri në fund të saj.
Gjithë të mirat.
Doktoreshe falemnderit qe na jepni keshilla. une kam edhe nje pytje , jam e shqetesuar sepse shumicen e rasteve nuk perjtoj orgazem a mund te mbes shttzane pa orgazem femeror?