Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Grupi i gjakut 0 negativ

Pershendetje doktoreshe. jam ne javen e 26 te shtatzanise, e kam grupin e gjakut 0 negativ. Eshte shtatzania e pare. Kam degjuar se duhet te merren disa antitrupa qe femiu te mos lind me ndonje te mete, por une keto nuk i kam marre. Deshiroj te dij pak me teper rreth kesaj ceshtjeje

Arta Krasniqi (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arta,

Protokollet e trajtimit për gratë shtatzëna me rhezus negativ, rekomandojnë marrjen e imunoglobulinës anti-rhezur në javën e 28-të të shtatzënisë kur bëhet edhe titri i imunizimit dhe deri në 72 orë pas lindjes nëse bebi del me rhezus pozitiv.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti