Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakderdhja pas vendosjes se spirales

Pershendetje doktoresh. deshta tju pyes lidhur me spiralen. kam vendu spiralen qe tre jav. dy ditet e para kisha gjakderdhje te vogla per te cilat gjinekologja ime me pat paraljmeruar dhe me tha se eshte normale, mirepo pas mardhenies se pare her pas here (jo cdo dit) kam perseri gjakderdhje ca pika. (per kete mjekja ime nuk me ceku qe do te ndodh)per kete desha te konsultohem me ju, a eshte edhe kjo normale apo mos ka ndonje problem lidhur me vendosjen e spirales?

Lindita Beqa Bekteshi (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndtje Lindita

Kur vendoset DIU (spiralja), gratë mund të kenë çrregullime të ciklit menstrual dhe gjakrrjedhje të pakët jashtë gjakrrjedhjes së zakonshme menstruale. Kjo vjen pasi aparati i futur në mitër, është trup i huaj për të cilin organizmi do një periudhë kohe për t’u adaptuar dhe ta mbajë atë. Për të qënë e sigurtë për vendosjen korrekte të DIU, të rekomandoj të bësh ekzaminim ekografik ku do të vlerësohet prania dhe vendndodhja e saj.

Gjithë të mirat.

/komuniteti