Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Tubi i djathte

E nderuar dr, faleminderit qe je me ne. Desha te pyes per tubin e djathte, une kam ber hsg dhe te dy tubat fellopean jane te kalueshem, mirepo kanali i djathte eshte me i shkurte dhe i fiksuar larte mirepo i kalueshem keshtu shkruan ne raportin e hsg. Desha te pyes pasi qe eshte i fiksuar larte a mundet me qene problem per vezen e fekonduar qe te arrij ne miter sepse kete muaj ne vezoren e djathte pata dy folikula dhe gjithmone kam frik nga nje shtatzani jasht mitre. Te pershendes.

Une Era (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Nëse tubi ka kalueshmëri normale, implantimi i vezës nuk varet nga pozicioni i tubit.

Të uroj fat.

/komuniteti